Transmetuar më 10-01-2018, 09:35

Shpërthimi i lëndës plasëse ka tronditur mëngjesin e sotëm banorët në Volorekë të Pogradecit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00, të mëngjesit të kësaj të mërkure, ku sipas burimeve policore varka ndodhej në anë të rrugës dhe është pronë e shtetasit R.K.

Nga të dhënat e para rezulton se si pasojë e shpërthimit të lëndës plasëse, ka vetëm dëme materiale, ku është dëmtuar varka e peshkimit.

Në vendngjarje pritet që ekspertët të kryejnë veprimet proceduriale për të përcaktuar llojin e lëndës shpërthyese.

Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të saj. /b.l/noa.al/

Foto arkiv