Transmetuar më 10-01-2018, 00:06

Ky është horoskopi për ditën e mërkurë,  10 janar 2018 që Noa.al sjell për ju. Njihuni me parashikimin për punën, shëndetin dhe ndjenjat, si do të ecë dita për të lindurit e çdo shenje.

Dashi

Përfitoni nga yjet që janë në anën tuaj sot për të marrë në dorë një situatë të pasigurt sentimentale dhe të bëni gjithçka për të gjetur një zgjidhjeje të kënaqshme për marrëdhënien në çift! Nëse jeni vetëm dhe kërkoni aventura, kjo ditë ofron shumë mundësi për ju. Në aspektin profesional sot është një ditë e rëndësishme për të realizuar objektivat tuaja.

Demi

Një ditë e vështirë për jetën tuaj personale. Marrëdhënia juaj në çift mund të përjetojë momente kritike, dhe do ju duhet të punoni shumë për t’i dhënë zgjidhje. Prania e Hënës, Marsit dhe Jupiterit i jep mundësi beqarëve për të pritur momentin e duhur me qetësi dhe durim për të krijuar lidhje. Në punë është mirë të jeni i kujdesshëm.

Binjakët

Dita e sotme për çiftet Binjakë do të jetë rutinë dhe pa lajme të rëndësishme. Nëse gjatë kësaj periudhe ju ka munguar dashuria dhe vëmendja e partnerit/es, sigurohuni të gjeni pikën kyçe ku çalon lidhja. Beqarët do kenë njohje të reja dhe do të tërhiqen nga një person. Në punë mos bëni hapa të rrezikshëm.

Gaforrja

Dita nuk do të jete qetë, edhe pse me Hënën në shenjën tuaj ju nuk mund të gjeni dot një ekuilibër. Ju gjithashtu jeni mjaft të shqetësuar gjatë kësaj periudhe, kështu bëni mirë ta distanconi pak veten nga dashuria. Për beqarët do të jetë një ditë e paharrueshme, takimet do të jenë spektakolare! Me Marsin në Shigjetar mund të përqendroheni te puna me perspektiva të reja.

Luani

Ditë fantastike nga shumë pikëpamje. Jeta emocionale ju favorizon në shumë gjëra sot, veçanërisht rimëkëmbjen e marrëdhënies në çift. Ata që janë vetëm do të hedhin hapa të shpejtë për të krijuar një lidhje. Në punë mund të fitoni pikë të reja dhe të merrni përsëri në dorë frenat e disa situatave që dukej sikur i kishit lënë mënjanë.

Virgjëresha

Ju do të keni shumë mundësi për të rifituar kontrollin e ndjenjave tuaja. Romantizmi do të jetë në nivelin më të mirë duke ju falur shumë emocione në çift. Beqarët sot do të jenë më shumë se kurrë e gatshëm për të përballuar seriozisht njohjet e reja. Perspektiva juaj dhe qartësia mendore në punë do ju ndihmojnë të kryeni projektet tuaja.

Peshorja

Sot për ju do të jetë një ditë e qetë, por jo pa surpriza dhe kuriozitet. Do të përjetoni një marrëdhënie të shkëlqyer, dashuria me partnerin/en është e thellë dhe kjo ju mbush me gëzim! Nëse jeni vetëm, do të duhet të punoni shumë për të bërë arritje të reja. Nëse keni probleme në punë, së shpejti do t’i zgjidhni ato. Fitoni besimin e atyre që duan të punojnë me ju.

Akrepi

Yjet bëjnë gjithçka për të mundësuar një ditë të shkëlqyer për ju. Sot edhe ata që janë në një histori dashurie do të përjetojnë momente gëzimi të cilat do ju falin vetëm lumturi.

Nëse jeni vetëm do të duhet të mendoni për situatën tuaj. Hiqni të gjitha pasiguritë.

Ju jeni shumë të kualifikuar në punë, por duhet të hiqni dorë nga negociatat e vështira.

Shigjetari

E mërkura nuk parashikohet një ditë favorizuese për ju. Shmangni ekzagjerimet me fjalët që mund të përdorni gjatë një diskutimi me partnerin/en tuaj dhe përpiquni të mbani impulsivitetin përbrenda jush. Beqarët do të gjejnë sot kënaqësi në sport, aktiviteti fizik do t’ju bëjë mirë. Në punë do të bënit mirë të bashkëpunonit me kolegët tuaj.

Bricjapi

Ndiqni imagjinatën tuaj dhe mos u kushtëzoni nga ndonjë situatë e pakëndshme që po përjetoni. Kjo gjë do të sjellë gëzim në marrëdhënien tuaj në çift. Beqarët do të jenë në gjendje të marrin stimuj të rinj nga një miqësi e re. Kreativiteti juaj në punë nuk do të mungojnë dhe yjet parashikojnë që do jeni shumë produktivë.

Ujori

Me Hënën në kuadraturë rrezikoni të gaboni. Sot nuk do të jeni në gjendje të përqendroheni në konkretizimin e ndjenjave tuaja. Më mirë të prisni para se të merrni një vendim ju që jeni në çift. Beqarët do tregohen të hapur ndaj ftesave për takime. Stabiliteti juaj i fituar në punë do t’ju ndihmojë të rrisni të ardhurat.

Peshqit

Mundohuni të ruani qetësinë në jetën tuaj edhe nëse jeni duke përjetuar një histori dashurie të pakënaqshme. Ndoshta së shpejti çdo gjë ndryshon dhe lumturia do të kthehet! Emocione të bukura po vijnë edhe për beqarët, me hijeshinë tuaj do të bëni për vete shumë persona. Hëna e favorshme sot ju ndihmon të ndiheni më të përgatitur për t’u përballur me vështirësitë në punë. /b.l/noa.al/