
Policia ka shpallur në kërkim një 36-vjeçar me iniciale Vladimir Toplana i cili tentoi të vriste nipin dhe xhaxhain.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Lumardhë të Fushë Arrëzit. 36-vjeçari përplasi qëllimisht me makinën e tij “Land Rover” nipin dhe xhaxhain të cilët udhëtonin me makinën tip Volkswagen.
Si pasojë e përplasjes, pësoi dëmtime drejtuesi i mjetit 26-vjeçari me iniciale A.G. dhe xhaxhai i tij M.G. 61 vjeç që ishte pasagjer në këtë mjet.
E ndërsa “BalkanWeb” raporton se Vladimir Toplana është punonjës i zjarrfikëses me precedent të mëparshëm penal.
Toplana në negociatat me policinë kishte premtuar vetëdorzim në polici. Banesat e Toplanes dhe Geges mësohet se janë pranë njëra-tjetrës, ndërsa policia ka amrrë në mbrojtje familjen Gega ne fshatin Lumardh.
Burime nga policia bëjne me ditur se Topjana dhe Gega para një viti kishin konflikt të shkaktuar për motive të dobëta në fshatin Lumardh ku dhe jetonin
Dy të dëmtuarit deklaruan në polici se autori i dyshuar Vladimir Toplana më pas u doli përpara duke i kërcënuar me pistoletë dhe qëlloi drejt tyre.
Për fat të mirë nuk pati asnjë të lënduar. Nga ana tjetër, policia thotë se grupi hetimor që shkoi në vendngjarje, nuk gjeti aty asnjë gëzhojë arme.
Shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë nuk dihen, ndërsa hetimet kanë nisur për veprën penale vrasje në rrethana cilësuese e mbetur në tentativë. 36-vjeçari, i dyshuar si autor i ngjarjes, është shpallur në kërkim.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





