
Një ngjarje e rëndë për pak mund të ishte kthyer në një tragjedi të vërtetë, në qytetin e Fushë Arrëzit.
Një person, i identifikuar me inicialet V.T, 36 vjeç, nga Lumardha e Fushë Arrësit, tentoi të vrasë disa persona duke i përplasur me makinë në automjetin e tyre.
Policia thotë se “ky person, duke drejtuar mjetin e tij tip Landrover me targë DR 1657 F, ka goditur me qëllim vrasjen e personave që ndodheshin në mjetin tip Wolkswagen të drejtuar nga shtetasi A.G, 26 vjeç, banues në fshatin Lumardhe, Fushë Arrëz, dhe është larguar".
Si pasojë e goditjes ka marrë dëmtime drejtuesi i mjetit Wolkswagen, dhe pasagjeri, xhaxhai i tij, shtetasi M.G, 61 vjeç.
Nga deklarimet e të riut të plagosur, shtetasi V.T më vonë i ka dalë përsëri përpara duke e kërcënuar me armë pistoletë ku ka qëlluar në drejtim të tij, por nuk ka pasur të dëmtuar.
Është bërë shpallja në kërkim dhe kapja e autorit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





