Transmetuar më 09-01-2018, 18:04

Një grabitje me armë zjarri është regjistruar këtë pasdite në një pikë këmbimi valutor, në qytetin e Fierit.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të marte, rreth orës 17:00, ku persona të maskuar dhe nën kërcënimin e armëve kanë grabitur pikën e Exchange.

Objekti ndodhet pranë Prefekturës së qytetit të Fierit.

Ende nuk dihet shuma që është marrë nga autorët, të cilët kanë qenë të maskuar dhe të armatosur.

Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët kryesore, për të bërë të mundur neutralizimin e tyre. /k.k/noa.al/

Foto ilustruese

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd