Transmetuar më 09-01-2018, 17:35

Çudia e radhës na vjen nga India, ku një dele krejt normale përsa i përket paraqitjes fizike ka një problem, pasi nuk jeton dot pa cigare. Dashuria e madhe për nikotinën, e ka bërë delen të heq dorë nga bari i njomë për cigaren.

Kjo kafshë jeton në Mandya të Indisë dhe shpeshherë shihet të presë para marketëve që ndonjë person që ka bërë pazar ti japë ndonjë cigare.

“Varësia e madhe për cigaret ka bërë që delja ime të heq dorë nga bari dhe të vazhdojë me nikotinën. Fillimisht ajo nisi të hante bishtat e cigares që gjente gjatë kullotës, por tani e sheh me kokën brenda thasëve të duhanit”, ka deklaruar pronari i deles, Yahwant.

Edhe kur nuk ka cigare kjo dele e ka gjetur zgjidhjen, konsumon produkte që kanë sasi të vogla të nikotinës.

Fermerët lokalë thuhet se përdorin doza të vogla të duhanit për të hequr qafe parazitët e zorrëve dhe krimbat brenda kafshëve. Nëse një kafshë sëmuret, atyre u jepet duhani në sasi të mëdha, thanë fermerët.

Por hulumtuesit thanë se marrja e nikotinës mund të shkaktojë luhatje të tepërt, dridhje, vjellje, mungesë koordinimi, dobësi, dështim respirator dhe deri në ngordhjen e kafshëve. /b.l/noa.al/