






Modelja e njohur Miranda Kerr është në pritje të fëmijës së saj të parë me burrin Evan Spiegel.
Bukuroshja 34-vjeçare, nënë e djalit 6 vjeçar Flynn, të cilin e ka me aktorin Orlando Bloom, po pret fëmijën e parë me krijuesin e aplikacionit “Snapchat”, Evan Spiegel.
Ndërsa për të treguar barkun e saj të rrumbullakosur, Kerr ka zgjedhur festën që është organizuar pas Golden Globes.
E veshur me një fustan leopard të ngjitur pas trupit, Miranda dukej më bukur se asnjëherë tjetër.
Miranda ka preferuar që t’i kapë flokët topuz, në përshtatje me fustanin. Modelja 34-vjeçare si gjithmonë ka armë të fortë ëmbëlsinë pasi shfaqet kudo e qeshur.
Ajo dha lajmin e bukur se është në pritje të një fëmije me bashkëshortin e saj Evan Spiegel në nëntor të vitit të kaluar. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





