Transmetuar më 09-01-2018, 13:37

Një person ka gjetur vdekjen si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur mesditën e sotme.
Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Peqin- Elbasan në fshatin Përparim.
58-vjeçari S.Xh., banues në fshatin Përparim, i cili duke drejtuar një motoçikletë pa targa ka humbur kontrollin dhe është përplasur me bordurën anësore.
Si pasojë e përplasjes së fuqishme dhe dëmtimeve të marra, 58-vjeçari ka gjetur vdekjen.
Nga ana e policisë po punohet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





