Transmetuar më 09-01-2018, 12:47

Protesta e paralajmëruar prej afro një muaji nga ana e opozitës, do të mbahet në fund të muajit, më 27 janar.

Është ky vendimi i marrë gjatë mbledhjes së ditës së sotme nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike, i drejtuar nga Lulzim Basha.

Mësohet se pas mbledhjes njëorëshe me deputetët demokratë, Basha po zhvillon mbledhje edhe me kryetarët e PD-së në rrethe.

Këto takime vijnë për organizmin e protestës, e cila do të mbahet para Kryeministrisë.

Edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, mblodhi sot në takim kryetarët e partisë në rrethe, ku kërkoi që të gjithë strukturat e LSI të ngrihen në këmbë.

Ajo kërkoi organizim kapilar të LSI për rezistencë pa kompromis ndaj banditizmit qeveritar.

Kryetarja e LSI, tha se duhet fronti i gjerë kombëtar opozitar përballë rilindjes së vetmuar të lidhur me krimin.

Këto takime vijnë pas atij që Kryemadhi me Bashën patën gjatë ditës së djeshme. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd