Transmetuar më 09-01-2018, 12:34

Fakti që meshkujt rriten dhe piqen shumë më ngadalë se femrat është i ditur. Por këtë gjë e konfirmon një sondazh i kanalit televiziv amerikan ‘Nickelodeon’.

Sipas studimit, meshkujt arrijnë në maturitet të plotë, vetëm rreth moshës 43-vjeçare, ndërsa femrat në moshën 32-vjeçare.

Shumë femra kanë deklaruar se kanë përfunduar në divorc për shkak të papjekurisë së partnerit, apo edhe për shkak të ndikimit që prindërit kishin tek meshkujt, shkruan noa.al.

Nga ana tjetër, meshkujt nuk e kanë aspak problem që të konsiderohen përjetësisht fëmijë.

Madje në shumë raste ndihen krenar dhe një në dy deklarohet “i papjekur kronik”. /a.y/noa.al