Transmetuar më 09-01-2018, 09:42

Policia e Brindisit në Itali, ka arrestuar 9 persona nën akuzën e trafikut të drogës, kryesisht marijuanë.
Lënda narkotike vinte nga Shqipëria dhe bashkë me të kontrabandoheshin edhe cigare dhe alkool.
Të arrestuarit janë shqiptarë dhe italianë, ndërkohë që bëhet fjalë për dy grupe të ndryshme.
Hetimet ndaj tyre nisën nga prokuroria e Brindisit, pas të dhënave të siguruara për trafik në provincat e Brindisit, Barit dhe Leçes.
Operacioni për kapjen e të dyshuarve u zhvillua në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndërkohë që në vijim pritet të dalin detaje të tjera. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





