Transmetuar më 09-01-2018, 09:29

Kujtohet sot tragjedia e 9 Janarit, ku humbën jetën 20 persona të cilët ishin nisur me gomone nga porti i Vlorës drejt Italisë, ndërkohë që 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur.

Nëpërmjet një deklarate të përbashkët, familjarë dhe të afërm të viktimave të tragjedisë së ndodhur në vitin 2004 kërkojnë zbardhjen e ngjarjes.

Në deklaratë thuhet se viktimat dhe të mbijetuarit nuk mund të trajtohen si kriminelë për shkak se tentuan të emigronin në Itali në kërkim të një jete më të mirë.

Ata e cilësojnë ngjarjen si krim shtetëror, ndërkohë që thonë se shpresat i kanë te vettingu.

“Kriminelë ishin ata funksionarë, pjesëtarë të strukturave qendrore dhe lokale të policisë së shtetit që organizonin trafik të qenieve njerëzore dhe drogës drejt Italisë”, thuhet më tej.

Në vijim akuzohen si të përfshirë 30 oficerë nga Shkodra deri në Vlorë, të cilët në atë periudhë u shkarkuan, ndërsa sot pjesa më e madhe pretendohet janë rikthyer sërish në detyrë.

28 viktimat kishin paguar 1500 euro për udhëtimin që u mori jetën.

Viktimat e tragjedisë së 9 janarit janë; Liza Martini, 35 vjeçe Shkodër, Alfred Lleshi, 19 vjeç Shkodër, Paulin Pushimaj, 21 vjeç Shkodër, Tom Gjoni, 18 vjeç Shkodër, Gëzim Fusha, 18 vjeç Shkodër, Liza Prenga, 37 vjeçe Shkodër, Arben Prenga, 24 vjeç Shkodër, Rasim Miruku, 55 vjeç Shkodër, Besmira Miruku, 16 vjeçe Shkodër, Sadik Doçi, 24 vjeç Shkodër, Gëzim Kurtaj, 33 vjeç Shkodër Oltion Jacaj, 23 vjeç Shkodër, Ridvan Lumaj, 16 vjeç Shkodër, Mark Ndou, 18 vjeç Shkodër, Tonin Toka, 19 vjeç Shkodër, Marlen Mhillaj, 20 vjeç Shkodër, Dritan Hetaj, 32 vjeç Shkodër, Agron Markaj, 24 vjeç Malësi e Madhe, Shpëtim Dizdari, 34 vjeç Pukë.

Të zhdukur: Ndue Sanaj, 21 vjeç Shkodër, Artan Sagrini, 33 vjeç Shkodër, Arian Gjilaj, 29 vjeç Shkodër, Marjana Zajeti, 18 vjeçe Shkodër, Kreshnik Bjeshka, 25 vjeç Shkodër, Fahrije Mehemeti, 34 vjeçe Malësi e Madhe, Gjin Grizha, 19 vjeç Malësi e Madhe dhe Ermira Grizha, 16 vjeçe Malësi e Madhe. /a.y/noa.al