Transmetuar më 09-01-2018, 09:14

Një ekip studiuesish egjiptianë të Universitetit të Kajros, kanë zbuluar një lidhje mes numrit të flokëve të thinjur dhe rrezikut për të zhvilluar sëmundje kardiake, pavarësisht moshës.

Kardiologia Irini Samuel, thotë se dalja e flokëve të bardhë mund të përdoret si një faktor paralajmërues për sëmundjet e zemrës.

Doktoresha Samuel zhvilloi një studim ku u përfshinë 545 persona në moshë të rritur, të cilët u ndanë në disa grupe, bazuar në sasinë e flokëve të thinjur që kishin.

Në grupin e parë u përfshin personat me flokë të zinj, në të dytin ata që kishin pak thinja, në të tretin kush kishte gjysmën e flokëve të zbardhur dhe në vendin e katërt kush ishte thinjur komplet, shkruan noa.al.

Rezultoi se personat e thinjur, ishin më të prirur për të pasur sëmundje kardiovaskulare në raport me grupet e tjera. Megjithatë për të zbuluar lidhjen e thellë, Samuel thotë se nevojiten studime të mëtejshme. /a.y/noa.al