Transmetuar më 09-01-2018, 09:00

Prokuroria e Parisit në Francë, ka hapur një hetim kundër kompanisë Apple për mashtrim dhe programim të dobët.

Kolosi amerikan ka pranuar së fundmi se i ka ngadalësuar modelet e vjetra të iPhone.

Hetimi nisi në 5 janar nga ekspertët e sektorit të konkurrencës.

Fashikulli ndjek denoncimin e bërë më 27 dhjetor nga shoqata, “Stop mashtrimeve me programimin”, ku Apple akuzohet se ka reduktuar qëllimisht smartphonet e vjetër, nëpërmjet sistemit periodik të përditësimeve të software.

Ligji francez i njohur si ligji “Hamon”, përcakton se kushdo kompani që ndërhyn në produktet e dala në treg, mund të gjobitet me 5% të vlerës së shitjeve vjetore si dhe rrezikojnë dy vite burg. /a.y/noa.al