Transmetuar më 08-01-2018, 22:28

Presidenti i Republikës, Ilir Meta deklaroi sonte se nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që e tremb me drejtësi apo pa drejtësi.

I ftuar në emisionin “5 pyetjet nga Babaramo”, Meta u pyet nga gazetari Ilir Babaramo nëse ka frikë nga drejtësia.

“Me vjen keq të jap përgjigje për një lojë mediatike. Rama e di mirë këtë gjë dhe unë mendoj se nuk e ka pasur për mua. Nuk ka fuqi tokësore dhe jashtëtokësore që të më tremb mua me drejtësi apo padrejtësi. Unë jam një politikan të cilit i janë shkelur të drejtat , i cili ka kërkuar vetë të hetohet. Unë bindem vetëm drejtësisë së popullit shqiptar. Jam këtu ku jam dhe do të qëndrojë në politikë për një kohë të gjatë”, deklaroi Meta.

Ndërkohë, i pyetur nëse zgjedhja e kryeprokurores vetëm me votat e maxhorancës do ta ngadalësojë Reformën në Drejtësi, Meta tha se “duket sikur situata është kthyer përpara korrikut të 2016, ku kishte përpjekje për të bërë një reformë jo me konsensus e sipas rekomandimeve të Venecias, por për të dështuar një reformë dhe faturuar fajin diku tjetër“./a.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd