Transmetuar më 08-01-2018, 21:18

Përfundojnë në pranga tre shqiptarë në Zvicër.
Mediat vendase shkruajnë se tre shqiptarët e ndaluar, të moshave 23 deri në 28 vjeç, janë prangosur pasi dyshohet se kanë kryer grabitje të ndryshme.
Tre shqiptarët janë arrestuar të shtunën rreth orës 18:00 në lagjen «Schleife» në Kappel.
Mësohet se tre shqiptarët janë arrestur nga policia pas një kontrolli rutinë në automjetin ku ndodheshin.
Të tre shqiptarët, të dyshuar për pjesëmarrje në grabitje të ndryshme po mbahen nën arrest./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





