
Një shtetas nga Kosova, dyshohet se është
autor i vrasjes së dy femrave, në Zvicër, njëra prej të cilave është bashkëshortja
e tij.
Policia gjeti pa shenja jete dy gra, në Hausen,
Kantoni Aargau, dhe menjëherë kanë nisur hetimet për ngjarjen në fjalë.
Për këtë, një 54-vjeçar nga Kosova është
ndaluar nga autoritetet, pasi dyshohet se është ai autori i ngjarjes, thonë
mediat në Zvicër.
Një prej viktimave është bashkëshortja e
tij, e moshës 38 vjeç me inicialet A.B. Trupat e viktimave u gjetën të pajeta
në apartament.
Policia ka nisur hetimet për të mësuar
rreth arsyeve që e çuan shqiptarin nga Kosova të kryente këtë ngjarje të rëndë.
“Dyshimet shkojnë në drejtim të një ngjarjeje
që ka të bëjë me marrëdhënie familjare. Dyshohet se viktimat dhe vrasësi janë
në lidhje familjare mes tyre”, ka thënë zëdhënësja. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





