Transmetuar më 08-01-2018, 17:50

Ishte një prej videove më të përhapura në Facebook, gjatë gjithë vitit 2017 dhe jo pa shkak.

Dy vogëlushë binjakë nga Zelanda e Re, Noah dhe Micah Timaru, janë protagonistët e një videoje, e cila bëri bujë në pak kohë.

Pamjet u publikuan nga blogerja Ellie Hanies, të cilat tregojnë se si dy vogëlushët binjakë “çmenden” pas një stoli me dridhje, teksa qëndrojnë ulur sipër.

Ideja për ti vendosur sipër stolit të pazakontë i erdhi nënës Kelly, kur pa vogëlushët e saj duke qeshur, teksa ajo e përdorte për t’u stërvitur.

Nëna u sigurua nga mjeku se dridhjet e stolit nuk iu bëjnë dëm, duke xhiruar një video vërtetë argëtuese të cilën noa.al e sjell më poshtë. /a.y/noa.al