Transmetuar më 08-01-2018, 17:00

Gazetarja dhe autorja e emisionit “Dritare” në Vizion Plus, Rudina Xhunga, largohet nga televizioni ku punoi për më se dy vjet.

Ky largim i saj vjen pak ditë pasi moderatori Sokol Balla mori postin e drejtorit ekzekutiv të televizionit Vizion Plus.

Ikja e Sokol Ballës nga Top Channel erdhi pak javë pasi atij iu hoq detyra e drejtorit të departamentit të Informacionit i cili prodhon edicionet e përditshme të lajmeve dhe disa emisione të tjera informative në këtë televizion.

Balla do të jetë në Vizion Plus me detyrë të dyfishtë, drejtimin e këtij televizioni duke pasur në varësi sigurisht edhe depratamentin e informacionit, si dhe një emision të përhershëm politik, ashtu si në Top Channel.

Sakaq nuk dihet nëse largimi i Rudinës ka lidhje me ardhjen e Ballës në televizion dhe drejtimin e një emisioni prej tij, pasi gazetarja ka preferuar të flasë në një kohë tjetër për arsyet e mbylljes së emisionit “Dritare” nga Vizion Plus. /a.y/noa.al

Ekskluzive, Sokol Balla bëhet drejtor i televizionit të njohur

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd