Transmetuar më 08-01-2018, 12:51

Kur kanë kaluar tri ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i hoqi mandatin ish- deputetit të PDIU-së, Aqif  Rakipi vijon betejën ligjore në gjykatë.

Mësohet se gjatë ditës së sotme Rakipi ka depozituar një padi në Gjykatën Administrative. Me këtë padi, ish- deputeti kërkon shfuqizimin e një vendimi të Kuvendit, për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit.

Vendimi i marrë me 5 vota pro, ka bërë që deputetit të Elbasanit, ti hiqet mandati. Rakipi e shprehu qëndrimin e tij kundër që në 5 janar, ndërsa sot ka bërë hapin e radhës që të mos i hiqet mandati.

Avokati i Rakipit sot ka dorëzuar në Gjykatën Administrative të Tiranës një padi, ku kërkon rrëzimin e vendimit të KQZ-së dhe rikthimin e mandatit.

Një padi të tillë pritet ta bëjë edhe deputeti i LSI-së, Gledion Rehovica. Kjo është një e drejtë që u njihet deputetëve.

Rakipit dhe Rehovicës iu hoq mandati, pasi nuk kishin deklaruar ndalimet që u ishin bërë në Itali.

Ndërkohë që për vendimin e heqjes së mandatave të dy deputetëve reagoi edhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, e cila e quajti vendimin e KQZ "provë poztive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit vazhdon". /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd