Transmetuar më 08-01-2018, 10:27

Viti 2018 do të jetë shumë i vështirë jo vetëm për politikën shqiptare por edhe për ekonominë e vendit. Kështu deklaroi në një konferencë për gazetarët, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi.

“Viti 2017 solli ndryshime të deformuara, ishte viti i zgjedhjeve kriminale, që kthyen Parlamentin në atë të mandateve të drogës. Ishte viti i drogës, kapjes së shtetit që çoi në shkatërrimin e reformës në drejtësi. 

Ky vit do të jetë shumë i vështirë, në ekonominë shqiptare mungojnë në mënyrë drastike investimet e huaja. Mijëra vende pune më pak, papunësia e rritur në shkallë galopante. Investimet vendase janë në nivelet më të ulëta. Të ardhurat kanë pasur rënie drastike. 

Drejtoria e thesarit është e mbyllur , duke treguar se nuk ka kryer më asnjë likuidim. Paketa fiskale e re do të sjellë pasiguri, rritje çmimesh për konsumatorët. Par buxhetet familjare do të hyjnë në një krizë”, u shpreh Kryemadhi.

Më tej ai shtoi se “Qeveria është e paaftë për të thithur investime të huaja për shkak të korrupsionit, trafiqeve dhe institucionet prestigjioze e kanë bërë të qartë se reforma në drejtësi dhe hapja e negociatave nuk do të bëhen nëse nuk do të kemi një familje të fortë ekonomikisht. Ne do ju japim shqiptarëve shpresën, ndërsa për Ramën do të jetë vit i izolimit”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd