Transmetuar më 08-01-2018, 08:20

E tregon shpesh me fjalë sa shumë e do partnerin e saj, por rrallëherë moderatorja e njohur publikon foto me gjysmën e saj më të mirë.

Po flasim për Jona Spahiun e cila më në fund e ka bërë zemrën gurë duke na treguar me fytyrë të dashurin e saj.

Ata madje duket që përshtaten edhe në pamje, pasi kanë të dy tipare të errëta. Gjithsesi, Jona i kërkon të dashurit të zemrës, përqafime të gjata përgjithmonë…Ah sa bukur!

“Me jep përqafime të tilla gjithmonë”, është komenti që i ka bashkëngjitur Jona fotos së publikuar.

Sipas revistës Bordo i dashuri i Jonës është biznesmeni Frenkli Ymeri, pjesë e stafit Supersport në Digitalb dhe njëkohësisht ka një kompani ndriçimi dhe organizimi eventesh në Shqipëri. Ndërsa Jona aktualisht moderon emisionin “Pa Filter”. /b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd