Transmetuar më 07-01-2018, 17:15

Këngëtari i mirënjohur shqiptar nga Kosova, Genc Prelvukaj ka publikuar projektin e tij më të ri muzikor.
Kënga më e re është publikuar gjatë ditës së djeshme dhe mban titullin “Unstoppable”.
Kënga më e re e cila ishte paralajmëruar nga Genc Prelvukaj, vjen në bashkëpunim me DJ Dagz e DJ PM.
Kënga shoqërohet edhe me videoklip dhe vjen me ritme mjaft të veçanta.
Për tekstin e këngës është kujdesur vetë Genci, ndërsa për videon BlackFish Entertainment.
Këngën e gjeni më poshtë./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





