


Policia Rrugore e Tiranës gjatë natës që lamë, mes të shtunës dhe të dielës ka ushtruar kontrolle me Drager e Radar me qëllimin parandalimin e aksidenteve rrugore.
Kontrollet kanë vijuar me Radar e Drager në autostradë dhe në rrugët e brendshme të Tiranës, dhe në autostradën Tiranë -Durrës, për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar ata drejtues mjetesh që qarkullojnë me shpejtësi, të atyre drejtuesëve që drejtojnë automjetet nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur, duke u bërë burim aksidenti për veten dhe përdoruesit e tjerë të rrugës.
Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka pezulluar 92 leje drejtimi, si dhe ka arrestuar 8 drejtues mjetesh.
Kontrolle me Radar pothuaj gjatë gjithë orëve të natës nga e premtja deri të dielën për parandalimin e shpejtësisë sidomos në qendra të banuara por dhe në autostradë.
Në drejtim të shpejtësisë në autostradë dhe në qendrat e banuara, Policia Rrugore gjatë 48 orëve të fundit ka evidentar dhe ndëshkuar: 56 drejtues mjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejura.
Shpejtësia në autostradë vijonte nga 130 km/orë deri në 195 km/orë.
Në qendrat e banuara shpjetësia kalonte dy deri në tre herë më shumë se limiti i lejuar, nga 81 km/orë deri në 109 km/orë.
Përsa i përket drejtimit të automjetit nën ndikimin e alkoolit apo në gjendje të dehur gjatë 48 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë :
7 drejtues mjetesh që drejtonin automjetet në gjendje të dehur apo tej mase të dehur.
Masa e alkoolit varionte nga 0.56 mg/l deri në 2.41 mg/l.
Kjo sasi e madhe alkooli deri ne 2.41 përbën një rrezik shumë të madh për jetën e drejtuesit të mjetit dhe të përdoruesve të rrugës.
Si dhe është arrestuar një drejtues mjeti që drejtonte automjetin i pa paisur me leje drejtimi.
Gjithashtu janë pezulluar 26 leje drejtimi për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit, por jo deri në kufijtë e dehjes.
Masë alkooli e konsumuar varionte nga 0.29 mg/l deri në 0.47 mg/l.
Por nga kontrolli me Drager janë evidentuar një numër i madh drejtues mjetesh që nuk kishin konsumuar alkool ose kishin konsumuar shumë pak, 0.00 mg/-0.18 mg/.
Gjithashtu janë pezulluar dhe 10 leje drejtimi për shkelje të tjera.
Kontrollet kanë konsistuar edhe në evidentimin dhe ndëshkimin e atyre drejtuesëve që nuk respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor ku për 48 orët e fundit janë vendosur:
-95 masa për mos përdorim rripin e sigurimit.
-120 masa për parakalim të gabuar
-17 masa për përdorim celulari gjatë drejtimit të automjetit
-11 masa për mos respektim të sinjalistikës së semaforit
-52 masa për ata që qarkullojnë pa kaskë mbrojtëse si dhe pa kontroll teknik të mjetit, etj.
-Si dhe 450 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.
Janë bllokuar dhe 8 mjete për mosshlyerje të masave administrative mbi tre masa.
Policia Rrugore e Tiranës thotë se do vijojë kontrollet e pandërprera me Drager e Radar në të gjithë territorin e qarkut Tiranë me qëllimin e vetëm: Rritjen e sigurisë së jetës në rrugë .
Policia Rrugore e Tiranës falenderon të gjithë ata drejtues mjetesh që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. /a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





