
Një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht në banesën e tij, ku dhe është gjetur i pajetë nga familjarët.
Ngjarja e rëndë është shënuar paraditen e së shtunës, në fshatin Fushëbardhë të Gjirokastrës.
Në oborrin e banesës, është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu R.O., 77 vjeç.
Dyshimet paraprake bazuar edhe në dëshmitë e familjarëve, flasin se ai i ka dhënë fund jetës në gjendje të rënduar psikologjike, pasi prej kohësh vuante nga skleroza.
Në cilësinë e provës materiale u bllokua arma e gjahut teke e markës “CBS”, një gëzhojë si dhe dhe leja e armës.
Lidhur me këtë rast materialet iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për ndjekje të mëtjeshme. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





