Transmetuar më 07-01-2018, 14:21

Një aksident me pasojë një të plagosur ka ndodhur mesditën e sotme në Tiranë, më konkretisht në rrugën “Dritan Hoxha”.
Mësohet se në rrugën “Dritan Hoxha”, mjeti me targë TR 7904 I, me drejtues R. K., ka aksidentuar këmbësoren H. B., 55 vjeçe.
E dëmtuara u u transportua në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në polici për veprime të mëtejshme.
Nga ana e uniformave blu po kryen veprimet e mëtejshme për përcaktimin e shkakut të aksidenit. /a.y/noa.al
Foto ilustruese
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





