Transmetuar më 07-01-2018, 14:10

Zbulohet dhe sekuestrohet një sasi e konsiderueshme lënde narkotike, e cila po transportohej me makinë.

Zbulimi u bë nga policia e Elbasanit paraditen e sotme, mbi bazën e informacioneve në një automjet po transportohej lëndë narkotike.

Efektivët e policisë kanë bërë bllokimin e automjetit në Belsh dhe gjatë kontrollit të automjetit që drejtohej nga Daniel Metushi, me pasagjer Nandi Leshin është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale rreth 28 kg lëndë narkotike kanabis sativa.

Në vijim të veprimeve të mëtejshme në banesën e Leshit është gjetur një sasi e vogël rreth 1 kilogramë lëndë narkotike.

Në total në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 29 kg lëndë kanabis sativa.

Nga ana e uniformave blu u bë arrestimi i Nandi Leshit, 26 vjeç dhe Daniel Metushi, 40 vjeç të dy banues në Lushnje.

Ndaj të dyshurve materialet i kaluan Prokurorisë së Elbasnit për ndjekje të mëtejshme, lidhur me veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd