Transmetuar më 07-01-2018, 13:08

Një biznesmen shqiptar i cili prej vitesh jetonte në Itali, i ka dhënë fund jetës tragjikisht duke u vetëvarur.

Marvin Proshka 31 vjeç, i cili jetonte në zonën e Venetos prej shumë vitesh, u gjet i varur këtë të premte në kapanonin e tij në Conegliano.

Hetimet paraprake flasin për vetëvrasje, e cila dyshohet se është shkaktuar për shkak të vështirësive të tij ekonomike me të cilat ishte përballur viktima kohëve të fundit.

I riu ishte pronar i kompanisë “Promek Service”, e specializuar në organizim panairesh dhe eventesh.  31-vjeçari ishte i martuar dhe la jetim dy fëmijë fare të vegjël, 2 dhe 5 vjeç.

Ishte vëllai i tij Mendu Proshka, ai që bëri me dije lajmin e hidhur nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai shkroi se, “Dje në mbrëmje u nda nga jeta vëllai im Marvin Proshka, Zoti vendosi ta marrë pranë tij. Kjo dhimbje nuk ka të përshkruar”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd