Transmetuar më 07-01-2018, 12:11

Prej disa kohësh flitet se këngëtarja Altuna Sejdiu është ndarë me bashkëshortin Patris Berisha, me të cilin është bërë dhe me djalë.

Por më në fund këngëtarja ka vendosur të vërë pikat mbi “i”, duke treguar se si qëndron e vërterta.

Prej disa ditësh Tuna, Patrisi dhe Tiani i vogël ndodhen me pushime në Ohio, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë Tuna, ajo që ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet Patrisi, duke shtyrë karrocën e vogëlushit.

Në këtë mënyrë ajo konfirmon se familja e tyre është e konsoliduar dhe se mes tyre nuk ka asnjë krizë. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd