Transmetuar më 07-01-2018, 11:13

Goditet një rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike në Tiranë, duke vënë në pranga pesë persona të dyshuar për shpërndarje kokaine.

Gjatë ditës së djeshme, e shtunë, nga ana e policisë së Tiranës u vunë në pranga Elton Hasnjoku, 41 vjeç, banues në Tiranë; Armand Pisha, 28 vjeç, banues në Elbasan; Migen Jani, 34 vjeç, banuese në Elbasan; Shpëtim Myrta, 51 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë dhe Mariglen Gostima, 26 vjeç, banues në Elbasan, i dënuar më parë.

Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë informacioneve të marra në rrugë operative nga policia rezultoi se në bashkëpunim me njëri tjetrin shisnin lëndë narkotike kokainë me klientelë kryesisht në zonën e "Oxhakut", "Xhamllikut" etj., në qytetin e Tiranës.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dy automjetet tip “Golf 5”, që të dyshuarit lëviznin u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale 256.5 gramë kokainë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale dy automjete dhe tetë telefona celularë.

Ndaj të dyshuarve hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Prodhimit dhe shitjes së lendeve narkotike në bashkëpunim”. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd