Transmetuar më 07-01-2018, 08:37

Mediat rozë prej disa kohësh shkrujnë se moderatorja Ilda Bejleri, është në një lidhje dashurie me deputetin e Partisë Demokratike, Klevis Balliu.

Teksa këtë të shtunë ka qenë pjesë e lojës “Shiko kush luan” në Top Channel, ajo nuk i ka shpëtuar kësaj pyetje.

Gjatë lojës Ilda është vënë përballë Lumi B, për t’u përgjigjur, ose për të pirë raki.

Ishte radha e këngëtarit Lumi B, për ti bërë pyetje që të pranonte lidhjen me deputetin demokrat, ose në të kundërt të merrte ndëshkimin, duke pirë gotën me raki.

Ndërsa u zu ngushtë dhe heshti për disa momente, ndoshta duke mos ditur edhe vetë si të përgjigjej ajo heshti dhe më tej piu gotën e rakisë, por nuk mohoi që ishte në lidhje. /a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd