Transmetuar më 07-01-2018, 08:00

Këngëtari Ardit Gjebrea tashmë është zyrtarisht vjehërr, djali i tij Joni u lidh në fejesë me të dashurën e tij prej disa viteve.

Këtë të shtunë është mbajtur edhe ceremonia e fejesës së Jonit, me bukuroshen Merlin Haxhiymeri.

Arditi duket se është emocionuar duke parë të birin pranë vajzës që ka zgjedhur për të kaluar jetën, duke publikuar fotografi dhe video në Instagram, nga momenti më i rëndësishëm i jetës së të birit.

“Një familje”, shkruan Arditi, teksa publikon një foto ku shihet me nusen dhe me djalin si dhe me prindërit e saj.

Por në një video, ku çifti shihet duke ngrënë tortë, afrohet vajza e vogël e Arditit, Ana, e cila krijon një situatë gazmore teksa i thotë nuses së vëllait, “Nga sot e tutje do të të quaj Merlin Gjebrea”. /a.y/noa.al 

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd