

Persona të maskuar godasin me sende të forta një person në Korçë.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:30 në periferi të Korçës, në rrugën që të çon drejt Malit Moravë.
Mësohet se 2 persona të maskuar kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A., rreth 35 vjeç, banues në fshatin Burimas, i cili ndodhej brenda mjetit të tij tip “Mercedes-Benz”, me targa AA 875 II, i shoqëruar me shtetasen E.G.
Nga të dhënat paraprake dyshohet se personat pasi kanë goditur me sende të forta shtetasin D.A., kanë marrë mjetin e këtij të fundit dhe janë larguar me shpejtësi.
Dy shtetasit e mësipërm, ndodhen në Komisariat ku po japin edhe deklaratat lidhur me ngjarjen e ndodhur.
Nga ana e Policisë, janë ngritur pika kontrolli me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./a.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





