Transmetuar më 06-01-2018, 18:12

Disa vajza adoleshente janë filmuar duke sulmuar një burrë me aftësi të kufizuara dhe gruan e tij, kur po qëndronin jashtë dyqanit Starbucks, në Londër.

Aidan James, po pinte një kafe me bashkëshorten e tij, Natasha Stevens, kur grupi i vajzave i hodhi çaj të ngrohtë sipër.

Sipas Dailymail, thuhet se adoleshentet janë rreth moshës 12-14 vjece, ku një ndër to është vajza e një aktori të famshëm, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Zënka filloi pasi vajzat morën me forcë një karrige nga punonjësja e marketingut, Natasha dhe e hodhën në një zonë jashtë.

Më pas sulmuan bashkëshortin e saj, i cili ka dhimbje të vazhdueshme pasi është diagnostikuar me dëmtime nervore dhe paralizë të pjesshme.

Natasha filloi të filmonte ngjarjen për të treguar abuzimin publik që i bëhet të shoqit. Incidenti ka ndodhur me 29 dhjetor 2017.

Sipas ciftit, vajzat u larguan me shpejtësi pasi Aidan shkoi të telefoonte policinë. Ndërkohë polici vijon hetimet për të zbuluar identitetin e adoleshenteve. /k.k/noa.al/