Transmetuar më 06-01-2018, 17:46

Besart Imeri, i riu që vrau djalin e tij dy ditë më parë, ka deklaruar në polici se ka qenë ai autori i masakrës.

Shqiptari, sipas “Corriere”, për disa kohë qëndroi pa folur në komisariat, deri kur e pranoi me gojën e tij gjëmën që bëri duke i marrë jetën vogëlushit.

Hamidi, djali i vogël, përshkruhej nga mësuesit e tij në kopsht si një fëmijë “i gëzuar dhe i gjallë”.

Besarti, i cili i mori jetën djalit të tij të enjten pasdite teksa u pyet nga hetuesit lidhur me ngjarjen rrëfeu se: “Jam i sëmurë, jam në depresion, kam marrë ilaçe për më shumë se një vit”.

Para pak muajsh ai punonte si saldator në një kompani, në zonën e Jesolo-s, por pas pak kohësh i riu e humbi ketë punë dhe gjërat nisën të rëndoheshin.

Ndërkohë, Bajrami, babai i Besartit, i shokuar për ngjarjen e rëndë deklaroi se djali i tij nuk kishte qenë kurrë i dhunshëm, ndërsa shtoi se “shpesh herë kishte luhatje humori dhe i errësoheshin sytë”. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd