Transmetuar më 06-01-2018, 17:15

E ka nisur me fitoren vitin 2018 skuadra e Napolit duke ruajtur vendin e parë që ndiqet nga Juventusi.

Në ndeshjen e luajtur për “Serinë A” italiane, Napoli fitoi pastër përballë Veronës me rezultatin 2-0.

Dy golat për vendasit u realizuan nga Kolybaly dhe Jose Maria Callejon.

Nga ana tjetër Milani fitoi me rezultatin e ngushtë 1-0 përballë Crotones së Arlind Ajetit, me golin e shënuar nga Bonucci.

Ndërkaq Lazio e Strakoshës fitoi në transfertë përballë Spal me rezultatin e thellë 5-2.

Fitore arriti edhe Benevento e Ledian Memushajt përballë Sampdorias me rezultatin 3-2.

Ndërkaq dy takime të rendësishme do të luhen në mbrëmje.

Roma-Atalanta ora 18:00 dhe Cagliari-Juventus 20:45./a.k/noa.al/