Transmetuar më 06-01-2018, 16:45

Lufta e Parë Botërore ishte lufta që përfshiu pothuajse gjithë botën, nga viti 1914 deri në vitin 1918.

Kjo luftë, e paparë ndonjëherë në historinë e njerëzimit, solli për pasojë humbjen e 20 milionë njerëzve.

Gjatë kësaj ngjarjeje, pëllumbat përdoreshin për të dërguar mesazhe, dhe falë tyre shpëtuan qindra njerëz duke bartuar informacione nga bazat e caktuara të ushtarëve.

Një pëllumb, me emin Cher Ami, ka shpëtuar mbi 200 ushtarë duke dërguar mesazhe në destinacionet e kërkuara nga njerëzit.

Pëllumbi ishte i plagosur në sy dhe këmbë, dhe sot kujtohet si “hero”. /k.k/noa.al/