Transmetuar më 06-01-2018, 10:15

Dy të rinj janë arrestuar në flagrancë pasi kanë kryer disa vjedhje në qytetin e Gjirokastrës. Specialistët e seksionit të Hetimeve kanë arritur të kapin dy djemtë K.Xh, 17 vjeç dhe A.A., 16 vjeç, banues në lagjen “Zinxhira” pas një sërë vjedhjesh.

Pas një hetimi të gjatë, u bë i mundur dokumentimi i të gjitha vjedhjeve që kishin bërë, të cilat janë:

Në datën 04.01.2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur një dyqan në lagjen "18 Shtatori", Gjirokastër në pronësi të shtetasit V.M, ku kanë marrë paketa cigare, me vlerë 350.000 lekë.

Në datën 03.01.2018, kanë tentuar të vjedhin dyqanin e shtetasit G.Sh, në lagjen "Kodra e Shtufit", Gjirokastër.

Në datën 02.01.2018, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur në lagjen "Palorto" banesën e shtetases I.S., ku kanë marrë një televizor dhe 6000 lekë.

Në datën 26.12.2017, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur në shkollën e mesme Profesionale në lagjen "Zinxhira", Gjirokastër një troko.

Në datën 31.12.2017, në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë vjedhur dyqanin e shtetasit A.D, në lagjen "Gërhot" ku kanë marrë një televizor dhe disa mallra ushqimorë.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim"./b.l/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd