Transmetuar më 05-01-2018, 21:25
Një sulm i tmerrshëm nga një bashkëshorte ndaj një gruaje shtatzënë, është përhapur gjerësisht në internet.
Gruaja godet me shkelma në pjesën e barkut gruan e re, e cila dyshohet se është e dashura e burrit të saj.
Nuk dihet nëse vajza e re e humbi fëmijën, pasi gruaja duke e përçmuar eci me këmbë mbi barkun e saj.
Videoja e sulmit tregon gruan e re të shtrirë në dysheme, pasi ajo është e rrethuar nga katër gra më të mëdha në moshë.
Deri në fund të videos, gruaja shtatzënë është lakuriq dhe me gjakderdhje nga goja, ndërsa gratë vazhdojnë ta rrahin.
Nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur pas mbarimit të videos. Pamjet u regjistruan në Kinë në muajin tetor, megjithëse vendndodhja e saktë nuk dihet. /k.k/noa.al/