Transmetuar më 05-01-2018, 21:02

Një shtetas shqiptar është bërë protagonist i një ngjarjeje të rëndë, në Hamburg të Gjermanisë.

I riu 24-vjeçar, ishte fiksuar keq pas një vajze gjermane dhe vendosi që ta përndiqte.

Ai është ndaluar nga policia, pasi dyshohet se ka përdhunuar vajzën të cilën kishte “shënjestruar”.

Hetimet kanë zbuluar se ai është futur në apartamentin e saj dhe e ka tërhequr në shkallët e bodrumit të një shtëpie, me qëllim për ta përdhunuar.

Pasi e dhunoi fizikisht, vajza arriti që të largohej por i tiu e ndoqi sërish dhe e përdhunoi në ambientet e një shkolle.

Dëshmitarët që kanë treguar ngjarjen njoftuan policinë, shkruan INA. Zyrtarët arrestuan të dyshuarin në oborrin e shkollës.

Policia po kërkon tani dëshmitarë të tjerë, veçanërisht një burrë që kishte dalë për një shëtitje me qenin e tij, i cili ka parë të gjithë skenën. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd