Transmetuar më 05-01-2018, 20:07

Pamjet në këtë video të irritojnë, sepse shumëkush e konsideron të turpshme dhe të papranueshme të sillesh kështu me një vogëlush.

Ka ndodhur në Arabinë Saudite dhe 24 orët e fundit ky lajm dhe kjo video po bëjnë xhiron e botës.

Në filmim dallohen infermiere të cilat marrin në duar një bebe dhe duke dashur të argëtohen me të, e dhunojnë duke luajtur me kokën e tij.

Njëra prej tyre i shtyp kokën dhe fut gishtat në sy bebit dhe koleget e saj qeshin bashkë me të.

Ministria e Shëndetësisë në Riad, kryeqyteti i mbretërisë së Arabisë Saudite, reagoi zyrtarisht për këtë video.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Abdulhadi Al-Rabie tha se u identifikua spitali dhe tre infermieret e përfshira në këtë ngjarje.

Ai shtoi se ministri Saleh Al-Muanis urdhëroi largimin nga puna të të dyshuarave dhe dërgimin e tyre për ndjekje penale. /noa.al