Transmetuar më 05-01-2018, 19:40

Një i dënuar me 12 vite burg, për llogari të drejtësisë italiane, është ndaluar sot nga policia e Durrësit.

Omar (Moris) Kadiu, 33 vjeç, banues në Durrës, u kap me qëllim ekstradimin për në shtetin fqinj, atje ku edhe është dënuar.

Gjykata e Bergamos, në Itali, e ka dënuar me 12 vite burg për veprën penale "Marrëdhënie seksuale me të mitur", parashikuar në nenet  81 dhe 609 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Pritet ekstradimi i tij. /k.k/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd