Transmetuar më 05-01-2018, 19:33

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një
personi ka ndodhur sot, në aksin rrugor Sjkodër-Koplik.
Viktimë e ngjarjes ka mbetur një 66-vjeçar, me inicialet GJ.I, nga fshati Shtoj i Ri, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ai po ecte në vendin e quajtur Ura e Varkës, teksa
është përplasur nga një makinë tip Ford, i cili drejtohej nga 35-vjeçari,
Emiljano Zeneli, banues në Malësinë e Madhe. 
Autori i ngjarjes është shoqëruar në komisariat për t’u marrë në pyetje.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku po kryhen veprimet për sqarimin e rrethanave të aksidentit. /k.k/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





