Transmetuar më 05-01-2018, 19:11

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me autoritetet italiane, kanë nisur një aksion të përbashkët në det të hapur për të kapur një gomone.

Mjeti lundrues dyshohet se është i mbushur me drogë, pasi skafistët nuk iu binndën urdhrit të policisë për të ndaluar.

Gomonia, me dy motorrë të fuqishëm, u vu re pranë pranë Gadishullit të Karaburunit. Ende nuk ka një informacion zyrtar nga policia.

Në aksionin e kapjes së gomones përveç policisë shqiptare është përfshirë edhe ajo italiane. /k.k/noa.al/

Vijon…

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd