Transmetuar më 05-01-2018, 18:05

Sheiku i PSG-së, Naser Al-Khelaifi dëshiron të formojë një 3-she goleadorësh në vijën e parë të sulmit, me Neymar-Mbappe dhe Ronaldo. 

Kështu pasi tu rrëmbente katalanëve yllin brazilian Neymar për një shumë marramendëse, klubi parizien duket se po mendon seriozisht edhe për Cristiano Ronaldon.

Për ta realizuar operacionin me një kosto jo dhe aq të lartë, klubi parizien po mendon që në marrëveshje të përshijë dhe të bindë sulmuesin Edinson Cavani, për t’u transferuar në Santiago Bernabeu.

Kjo lloj manovre duket se mund të bindë dhe presidentin e klubit mbretëror, Florentino Perez që është vënë në kërkim të një sulmuesi që ofron garanci, pasi orët e Karim Benzema janë të numëruara.

Ndërkohë që duhet pritur nëse Perez do të pranojë të ulet në tavolinë me homologun e tij Naser Al-Khelaifi për të nisur bisedimet.