Transmetuar më 05-01-2018, 17:51

Kjo video është sa për të ardhur keq, aq edhe për të qeshur. E gjitha kjo pasi një i ri indian po martohet pa dëshirën e tij. 

Dhëndri indian është filmuar duke qarë pasi është detyruar të martohet pa dëshirën e tij me një grua që nuk e njihte fare.

Vinodi i kishte thënë mediave indiane se ishte rrëmbyer nga vëllai i nuses të cilin e kishte shok dhe disa të tjerë nën kërcënimin e armëve.

Në klip dëgjohen njerëzit e nuses që i thonë 29-vjeçarit: “Po të varim ne ty? Thjesht po festojmë dasmën. Çfarë ke që mërzitesh?”

Familjarët e dhëndrit kanë kërkuar ndihmën e policisë, por këta të fundit i kanë thënë që kjo është një çështje familjare mes tyre dhe duhet ta zgjidhin vetëm ata.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd