
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, ka reaguar përmes një deklarate të shkurtër lidhur me vendimin e KQZ për heqjen e mandatit të deputetëve Rakipi dhe Rehovica.
Sipas ambasadës, ky vendim është provë se procesi i dekriminalizimit i nisur dy vite më parë po vijon.
“Ambasada e SHBA mirëpret vendimin e sotëm nga KQZ për t’iu hequr mandatet Aqif Rakipit dhe Gledion Rehovicës.
Ky vendim është provë pozitive se procesi i rëndësishëm i dekriminalizimit, filluar në dhjetor 2015, vazhdon në Shqipëri”, shkruan ambasada në reagimin e saj.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka hequr sot mandatin dy deputetëve, Gledion Rehovica dhe Aqif Rakipi. Institucioni i Prokurorisë thotë se ata kanë përdorur identitet të rremë në Itali ku edhe janë arrestuar.
Për heqjen e mandatit të Rakipit dhe Rehovicës, ishte Prokuroria e Përgjithshme që bëri kërkesë pasi nuk kishin deklaruar të dhënat në formularin e dekriminalizimit. /b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





