Transmetuar më 05-01-2018, 11:57

Humbja e peshës është e vështirë si fizikisht edhe mendërisht. Për të lehtësuar procesin dobësues, fotografi 35-vjeçar kinez Jesse, vendosi që të ndërmarrë një sfidë së bashku me familjen e tij, ku brenda gjashtë muajsh u fotografuan para dhe pas dobësimit.

Gjithçka nisi kur nëna e Jesse vendosi të transferohej përkohësisht tek i biri dhe bashkëshortja e tij shtatzënë, për ti ndihmuar gjatë periudhës së parë të mëmësisë.

Duke shfrytëzuar këtë mundësi, Jesse ftoi edhe të atin. Fillimisht nisën të ecin me shpejtësi dhe hap pas hapi shëtitjet u kthyen në një sport të vërtetë.

Ata nisën që të ushtrohen më shumë si dhe të shkojnë në palestër, shkruan noa.al.

Rezultatet e ndryshimit të trupit i dokumentonin me fotografi çdo 10 ditë.

Gjithçka nisi në 10 mars dhe përfundoi në 30 shtator të vitit që lamë pas, ku ndryshimi trupor lë pa fjalë.

Tashmë familja shprehet se do i qëndrojë besnike regjimit të ndjekur, për të pasur shëndet të plotë. /a.y/noa.al