Transmetuar më 05-01-2018, 11:56

Fryrja i referohet grumbullimit të gazrave të zorrëve ose stomakut që formohen nga fernmentimi i ushqimit, tretja jo e plotë e ushqimeve ose gëlltitja e ajrit.

Grumbullimi i gazit çlirohet nga gromësimat ose duke kaluar nëpërmjet anusit. Simptomat e fryrjes dhe gazrave të stomakut përfshijnë: fryrje barku, siklet në bark, dhimbje gjoksi.

Fryrja kronike mund të jetë shenjë e një çrregullimi serioz gastrointestinal apo kanceri. Nëse vuani nga fryrjet kronike, kërkoni kujdes të menjëhershëm mjekësor.

Dietologia e njohur Viktoria Naço sjell një pije inflamatore që shërben për të shpëtuar nga këto fryrje.

Ujë i valuar me 1/4 e lugës me kurkuma, 1 lugë xhinxher të grirë, pak piper të zi të grirë dhe 1 lugë të vogël me mjaltë. Mund ta konsumoni 1-2 gota në ditë. /b.l/noa.al/