Transmetuar më 05-01-2018, 11:23

Konstipacioni (kapsllëku) është përcaktuar si situata kur zorra juaj ka më pak se tre defekime (jashtëqitje) në javë. Në konstipacion materialet fekale janë të forta, të thata, të vogla në madhësi dhe të cilat dalin me vështirësi.

Shumë njerëz që kanë kapsllëk, kanë dhimbje gjatë jashtëqitjes dhe shpesh kanë tendosje, fryrje dhe ndjesinë e një zorre të mbushur. Shumë njerëz mendojnë se kanë kapsllëk nëse ata nuk dalin jashtë për ditë.

Gjithsesi, jashtëqitja normale mund të jetë tre herë në ditë deri në tre herë në javë, kjo varet nga personi. Kapsllëku është shenjë, dhe jo sëmundje.

Pothuajse çdo njeri mund të ketë kapsllëk në jetën e tij dhe shkaku më tipik është dieta e varfër. Në shumë raste kapsllëku është i përkohshëm dhe joserioz. Njohja me shkaqet, parandalimin dhe trajtimin, mund të ndihmojë shumë njerëz në lehtësimin e këtij problemi.

Pija që do t’ju ndihmojë nga Viktoria Naço

Tre giota ujë të valuar, do të shtoni 3 lugë gjellë fara lini dhe do t’i lini për 8-10 orë më pas do ti kulloni dhe do t’i konsumoni 1 gotë para çdo vakti për t’i dhënë një një shije pak më të mirë mund ti shtoni pak lëng portokalli ose limoni. Mund ta përdorni për një javë. /b.l/noa.al/